Ngacmoi seksualisht të miturën, në pranga 20-vjeçari

Ngacmoi seksualisht të miturën, në pranga 20-vjeçari

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një shtetas 20 vjeç, me inicialet K.V., pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur 14-vjeçare. 

 

NJOFTIMI

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 26 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij. 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale "Vepra të turpshme" dhe "Ngacmimi seksual", shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. Xh., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Polcisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy