
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rёnё në prangat e Policisë sё shtetit Shqiptar, dhe i njejti pritet të ekstradohet drejt Italisë.
Bёhet fjalё për një 47-vjeçar, banor të Durrësit, i cili ka qenë i dënuar në shtetin fqinj pёr veprёn penale “Trafik i drogёs”.
“Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës”, ka njoftuar policia.
Gjykata e Apelit në Ancona, tё Italisё e ka dënuar shtetasin nё fjalё me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



