
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.
Një automjet tip “Opel” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi i mjetit ka devijuar lëvizjen në përpjekje për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet.
Fatmirësisht, shoferi nuk ka pësuar lëndime, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Ndërkohë një mjet karrotrec ka tërhequr nga vendngjarja automjetin e dëmtuar për të shmangur edhe trafikun e krijuar.



