Plagoset me thikë një i ri në Gjirokastër, niset me urgjencë drejt Tiranës

Plagoset me thikë një i ri në Gjirokastër, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, i cili për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar drejt Tiranës.

Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”.

21-vjeçari dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me thikë me L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier.

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Ndërkohë shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh..

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy