
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur shtatë pacientë nga koronavirusi.
IKSHPK-ja ka njoftuar se shtatë të vdekurit janë dy në Klinë dhe nga një në Prizren, Deçan, Gjakovë, Gjilan dhe Graçanicë.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar 1442 persona, prej tyre kanë rezultuar 385 persona.
Numri total i rasteve me COVID-19 janë 48.337, 35.790 të shëruar dhe numri i rasteve aktive është 11.307.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste, Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste, Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj.
Numri total i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 është 1.240.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar në konferencë për media se nuk do të ketë lirim të masave.
“Jemi duke analizuar situatat ku mund të ketë lëvizje dhe shtrëngim, aty ku mos të ketë grumbullim të njerzve. Kam pasur takime të shumta dhe kështu do të vazhdojmë derisa të shohim të arsyeshme”, ka deklaruar ai.



