Dhunë ndaj gruas së njërit dhe armë pa leje, arrestohen dy vëllezër në Vlorë

Dhunë ndaj gruas së njërit dhe armë pa leje, arrestohen dy vëllezër në Vlorë

Policia e Vlorës thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje, duke vënë në pranga dy vëllezër të cilët kishin ushtruar dhunë ndaj gruas së njërit prej tyre.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, efektivët kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, u bë ndalimi i vëllezërve K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç, banues në fshatin Mekat.

Të ndaluarit, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. P., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy