
Gjykata e shkallës së parë ka liruar tre punonjësit e bashkisë Shkodër, Ergys Ivzikun, drejtor i arsimit, Petrit Dyli, teknik shërbimesh në Drejtorinë e Arsimit dhe Mhill Volaj specialist i financës ne Drejtorinë e Arsimit. Këta tre shtetas u arrestuan nga policia e Shkodrës si te dyshuar për shpërndarje të ndihmave ushqimore por në seancën për masën e sigurisë nuk kishte prova te mjaftueshme.
Prokurorja Shqipnjola Milla kërkoi "detyrim paraqitje" për tre zyrtaret dhe gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke liruar këta tre shtetas. Sipas burimeve i vetmi mesazh është transporti i ushqimeve nga një dyqan në një dyqan tjetër duke mos pasur prova se këto ndihma do të shpërndaheshin për qytetarë të ndryshëm n¡ këmbim të votës siç pretendoi policia ne momentin e arrestimit. Tre zyrtaret e bashkisë Shkodër do t’i rikthehen normalisht punës së tyre.



