Personi që shikoni në fotografi është Yzeir Hajdaraj, drejtori i shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në Berat, i akuzuar për ngacmim seksual nga dy nxënëse të tij.
59- vjeçari i arrestuar ditën e djeshme, u akuzua nga dy nxënëse të vitit të dytë, se teksa i kishin shkuar në zyrë i kishte ngacmuar seksualisht duke i prekur në vende intime.
Mësohet se dy vajzat kishin shkuar tek drejtori i cili ishte edhe mësues matematike lidhur me një provim që kishin të mbartur, por në atë moment pretendojnë se janë ngacmuar prej tij.
Vajzat adoleshente rreth 16 vjeçe, të sikletosura nga sjellja e drejtorit i cili u ka hedhur fjalë dhe ka nisur t'i prekë në pjesët intime, janë ankuar në drejtorinë Arsimore të Beratit.
Ka qenë kjo e fundit ajo që ka sinjalizuar uniformat blu për sjelljet e pahijshme të Hajdëraj, duke çuar në arrestimin e tij me iniciativën e policisë nën akuzën e veprave penale “Ngacmim seksual” dhe “Shpërdorim detyre”.



