Emri/ U godit me thikë pas shpine në shëtitoren e Sarandës, ndërron jetë 43-vjeçari

Emri/ U godit me thikë pas shpine në shëtitoren e Sarandës, ndërron jetë 43-vjeçari

Ka ndërruar jetë 43-vjeçari Kledi Koka, i cili u godit me thikë pas shpine paraditen e sotme, në shëtitoren e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G., goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy