Godet me sende të forta dhe automjet një person gjatë konfliktit, arrestohet 30-vjeçari

Godet me sende të forta dhe automjet një person gjatë konfliktit, arrestohet 30-vjeçari

Një konflikt me sende të forta ka ndodhur në Bulqizë ku janë përfshirë dy qytetarë ku njëri prej ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në lagjen “Minatori”, po ndodhte një konflikt i ashpër mes dy personave, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se për shkak të një konflikti për motive të dobëta shtetasi Arlent Tançi, ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L. N., dhe më pas me automjet, e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë është bërë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Arlent Tançi, 30 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy