Parlamenti i Spanjës shtyn për herë të katërt 'Gjendjen e Jashtëzakonshme' për shkak të COVID-19

Parlamenti i Spanjës shtyn për herë të katërt 'Gjendjen e Jashtëzakonshme' për shkak të COVID-19

Parlamenti spanjoll vendosi që të shtyjë për herë të katërt gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.

Zgjatja i jep qeverisë fuqinë që të vazhdojë të zbatojë kufizimet nën rregullat e gjendjes së jashtëzakonshme të dekretuar në 14 mars.

Opozita nuk ishte dakort me vendimin e qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Pedro Sanchez për mabjtjen "peng" të qytetarëve spanjollë dhe duke kufizuar të drejtat themelore.

"Ne po kufizojmë dy të drejta, për të garantuar dy të tjera: shëndetin publik dhe jetën. Dhe për të kufizuar dy të drejtat e lëvizshmërisë dhe të aktivitetit, ne kemi nevojë për instrumentin e vetëm kushtetues dhe juridik që na lejon të veprojmë mbi to, që është gjendja e jashtëzakonshme “, u përgjigj Sánchez.

Të hënën Spanja hoqi kufizimet në disa sektorë, si dyqanet e vogla, parukerit me klientë vetëm me orare takimesh dhe shërbimet "delivery" të restoranteve.

Edhe javën tjetër priten lehtësime të tjera, por duhet që numri i viktimave dhe infeskioneve të mos ketë rritje, dhe duhet siguruar nga autoritetet shëndetësore që të reagojnë shpejt ndaj çdo shpërthimi të ri.

Spanja e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë në 14 mars, ndërsa kjo do të vazhdojë deri në 24 maj, nëse nuk do të ketë sërish një shtyrje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy