Pjesëtar i një grupi kriminal/ Ekstradohet nga Gjeorgjia në Shqipëri shtetasi turk

Pjesëtar i një grupi kriminal/ Ekstradohet nga Gjeorgjia në Shqipëri shtetasi turk

<p>Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Gjeorgjia në Shqipëri një shtetas turk, në kuadër të operacionit “Para drejtësisë”.</p> <p>Y. H., 50 vjeç, u la në arrest me burg nga GJKKO në vitin 2022, pasi akuzohej se ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ilegalisht transportonte emigrantë me skaf në Itali.<p> <p>Në njoftim thuhet:</p> <blockquote> <p><em>I ekstraduari akuzohet nga GjKKO-ja, se gjatë periudhës 2020-2021, ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ilegalisht transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, me skaf. Si rezultat i koordinimit të veprimeve me homologët në Gjeorgji, Interpol Tirana finalizoi procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit turk, të kërkuar ndërkombëtarisht, Y. H., 50 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Shtetasi Y. H. akuzohet se gjatë periudhës 23.04.2020-01.10.2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht, në Itali, me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani.</em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy