Shpërthimi i makinës në Gramsh brenda së cilës ndodheshin dy vëllezër u duk si bombë.
Kështu thonë banorët e lagjes “Xhile Liçi” ku dhe ndodhi ngjarja për mikrofonin e MCN TV.
Një grua deklaron se shpërthimi dëmtoi dhe makinën e saj dhe se u terrorizuan.

Kujtuam se ishte bombë. Makina ime nuk bëhet më. U traumatizuam.
Të atin dhe të ëmën e dy vëllezërve e njihnim, ata jo. Familja është e mirë, i ati ka punuar në uzinë, e ëma pastruese në shkollë.
Ndërkohë një tjetër banor shprehet se makina që shpërtheu dëmtoi dhe dy mjete të tjera.
Këtu plasi bomba, si bombë ishte. U dëmtua dhe një benz tjetër, iu thye xhami.
Njëri doli vetë u fut në ambulancë, tjetrin e morën me helikopter.
Njoh të atin dhe të ëmën, i ati ka punuar në uzinë me mua, njerëz të mirë.
Kur dola unë kishte mbaruar puna, vëllai që ishte në timon bërtiste ndihmë.
Erdhi shpejt helikopteri, zjarrfikësja hapi dyert e makinës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17.00 në lagjen “Xhile Liçi” të Laçit, ku automjeti tip “Ford Focus”, i cili drejtohej nga Algert Mine, gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, shpërtheu, dyshohet me eksploziv.
Si pasojë mbeti i dëmtuar Algert Mine dhe vëllai i tij Erald Mine, ku fillimisht atyre iu dha ndihma e parë në spitalin e Gramshit, ndërsa më tej u nisën drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, për shkak të gjendjes së rënduar.
Dy vëllezërit merren me biznes, ku njëri dispononte lokal dhe tjetri mobilieri, por se asnjëri prej tyre nuk kishte precedentë penalë.



