Kërkohej për tentativë vrasje në Lezhë, 44-vjeçari arrestohet në Itali

Kërkohej për tentativë vrasje në Lezhë, 44-vjeçari arrestohet në Itali

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet në Shqipëri, është arrestuar nga policia italiane. Sipas mediave vendase, në pran ga është vënë shtetasi Ferdinand Ndoja. Gjatë një kontrolli rutinë mbrëmjen e së hënës në Varese, ai është ndaluar nga policia italiane, ku pas verifikimeve të bëra rezultoi se ishte i shpallur në kërkim pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Lezhë, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndoja është në kërkim për ngjarjen e regjistruar në 3 gusht 2021, në fshatin Shenkoll, Lezhë, ku pas një sherri për motive ende të paqarta, ai ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 60-vjeçarit P.T, banues në Fushë e Kuqe, Kurbin. Fatmirësisht nga të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy