
Një 18-vjeçare nga Tirana në ksuhte të rënduara psikologjike, ka tentuar t'i jap fund jetës gjatë ditës së djeshme, teksa ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh.
Policia njofton se shtetasja A.H, aktualisht ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa ende nuk dihet arsyeja që ka çuar 18 vjeçaren në kryerjen e këtij veprim.
“Më datë 08.06.2021, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar disa medikamente, shtetasja A. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,njofton policia.
Gjithashtu, shtetas të tjerë gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.



