
Lagjja e re e ngritur nga themelet është ajo e Ndroqit, e cila tashmë ka hyrë në fazën e fundit e së shpejti familjet që mbetën pa strehë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 do të hyjnë në shtëpi te reja.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se lagjja e re me 74 banesa në Ndroq tashmë është drejt përfundimit.
“Mirëmëngjesi dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë, u shpreh Rama krahas fotove të banesave të reja.



