Kthimi i emigrantëve që kanë kaluar festat e fundvitit dhe po i rikthehen vendit të punës në shtetin fqinj ka qënë i lartë edhe 24 orët e fundit. Nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë më shumë se 5900 shtetas shqiptarë e të huaj. Në hyrje numri i lëvizjeve ka rreth 3300 shtetas. Për të përballuar këtë fluks të lartë pala shqiptare ka shtuar në nëntë numrin e sporteleve, ndërsa pala greke vijon të punojë me shtatë sportele.
Kjo marrëveshje mes dy palëve është bërë në kuadër të ngarkesës së madhe në kufi me qëllim shmangjen e orëve të pritjes sidomos tani që temperaturat shkojnë disa gradë nën zero.
Më i pakët ka qënë fluksi i lëvizjes në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri nga kjo pikë kalimi 3160 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa në dalje numri i shtetasve që kanë kaluar ka qënë 2250.



