Nderohen 36 dëshmorët nacionalistë të Grehotit në Gjirokastër

Nderohen 36 dëshmorët nacionalistë të Grehotit në Gjirokastër

14 shtatori shënon në Shqipëri Ditën e Dëshmorëve Nacionalistë.

Në Gërhot të Gjirokastrës u organizua sot një përkujtim në nderim të 36 luftëtarëve të rënë.

Kjo datë lidhet me 14 shtatorin e vitit 1943 ku në një betejë në Gërhot të Gjirokastrës me pushtuesit italianë që po linin Shqipërinë u vranë 36 luftëtarë të Ballit Kombëtar.

Shumë prej tyre ishin udhëheqës te çetave të Ballit ndërsa në këtë betejë u vra edhe komandanti i Ballit Kombëtar, Hysni Lepenica.

Familjarë por edhe përfaqësues të subjekteve të djathta nderuan sot te rënët.

Kreu i Departamentit të ish- të Përndjekurve politik, Shkëlqim Lepenica, tha se nderimi për këtë ditë ishte nderim për kontributin e shquar të nacionalistëve shqiptarë në mbrojtjen e integritetit të Shqipërisë, teksa siç tha ai, duket se Shqipëria dhe shqiptarët po vuajnë serish atë regjim duke marr si shembull edhe atë çka i ndodhi kreut te PD z.Sali Berisha.  

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe kreu i Ballit Kombëtar, Artur Roshi, i cili tha se Shqipëria po vuan në një sundim të hekurt ndërsa kërkoi që ti bëheshin nderimet e duhura të rënëve dhe kujtimit të tyre.

36 luftëtarët e vrarë 81 vjet më parë, ranë për të mbrojtur integritetin tokësor, Shqipërinë etnike, lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy