Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike shtetasi G. Zh., i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën. Në njoftimin e policisë thuhet: “Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit ) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç. Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”.



