Tentoi të vrasë me thikë një person për hakmarrje, arrestohet pas 3 vitesh 47-vjeçari

Tentoi të vrasë me thikë një person për hakmarrje, arrestohet pas 3 vitesh 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë lokalizuar në fshatin Tomin, dhe vunë në pranga shtetasin Lutfi Shehu, 47 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë, pasi ky person, më datë 31.08.2018, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive hakmarrje dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin J. B.

Për shtetasin Lutfi Shehu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” në mungesë, si autor i dyshuar i kryerjes së veprës penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy