
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme duke u mbytur te Liqeni Artificial i Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05, ndërsa viktima ende e paidentifikuar është e moshës 70 vjeç.
Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



