
Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur dhe një të plagosur rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, ku shtetasja Oltja Maloku, 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën fëmija D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



