Ndërtonte pa leje në sheshin e qytetit të Laçit për të zgjeruar biznesin, vihet në pranga

Ndërtonte pa leje në sheshin e qytetit të Laçit për të zgjeruar biznesin, vihet në pranga

Ndërtonte pa leje, në sheshin e qytetit të Laçit, për të zgjeruar biznesin e tij, arrestohet në flagrancë.

Si rezultat i patrullimeve në terren dhe i verifikimeve, të kryera me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë së ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë goditur një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u vu në pranga shtetasi E. Ç., 43 vjeç, banues në Tiranë.

43-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e policisë, teksa kryente punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, për të zgjeruar biznesin e tij (lokal), të cilin e kishte në sheshin qendror të qytetit të Laçit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, materialet e ndërtimit që do t’i shërbenin zgjerimit të biznesit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy