Një operacion antidrogë i zhvilluar nga policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Krujës ka bërë të mundur sekustrimin e 38 kg kanabis në fshatin Bruz Mal të Krujës.
Policia arrestoi në flagrancë Nezir Afmatajn 71 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim djalin e tij L. A. 35 vjeç pasi lënda narkotike u gjet në një ambient në afërsi të banesës se Afmatajve.



