Kultivim kanabisi, arrestohen 4 persona në Tiranë

Kultivim kanabisi, arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për kultivim kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mountain”.

Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Gj., 60 vjeçe, I. Gj., 37 vjeç, J. Gj., 34 vjeç, dhe E. E., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 56 vjeç, kryetar i fshatit Shëngjin, Zall Bastar; R. K., 57 vjeç dhe R. L., 59 vjeç, punonjës (rojë) të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.  

Drupal Ad

Gjithashtu, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e Policisë (SPZ) E. D., 38 vjeç.

Katër shtetasit e arrestuar dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shëngjin, Zall Bastar, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Një pjesë e bimëve narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy