
44-vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës në rrethana ende të paqarta, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës. Policia njofton se shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha ka humbur jetën në sallën e operacionit, në spitalin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Çelë të Pukës, por rrethanat nuk dihen ende.
Policia thotë se është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



