Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas mesnatës të së shtunës në Durrës, pas një konflikti që nisi në rrjetin social Tik-Tok.
Policia njofton se ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë, ndërsa dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



