Në Kukës ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat po rrezikojnë lagjen Leproj në fshatin Shemri të Njësisë Administrative Malzi.
Menjëherë janë marrë masat për evakuimin e banorëve bashkë me bagëtitë, ndërkohë 100 ushtarë janë nisur nga Kosova, pas kërkesës së kryetarit të Bashkisë Safet Gjici.
Ushtarët nga Kosova pritet ti vijnë në ndihmë banorëve për evakuuimin e tyre dhe neutralizimin e flakëve.
Mësohet se hërbimeve zjarrfikëse në Kukës, u janë bashkuar 100 forca nga Kosova, prej të cilëve 50 do të operojnë tek zona e quajtur Laku i Thive dhe 50 do të ndërhyjnë tek Qafa e Kumbullës.
Aktualisht në këtë zonë është duke operuar edhe një helikopter.



