Do shiste 2 mijë fara kanabisi për kultivim, arrestohet një person në Vaun e Dejës

Do shiste 2 mijë fara kanabisi për kultivim, arrestohet një person në Vaun e Dejës

Një person është vënë në prangat e policisë së Vaut të Dejës, i kapur me 2000 fara kanabisi të cilat synonte t’i shiste ato, me qëllim kultivimin.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të kanabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Ton (Tonin) Marku, 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara kanabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy