Tre nga shtatë punonjësit e ARRSH-së të arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës janë liruar nga burgu.
Pas kryerjes së hetimeve Gjykata e Durrësit vendosi detyrim paraqitje për Kastriot Brahën dhe Lek Tushaj, si dhe arrest shtëpie për Agron Hasën.
Agron Hasa, Kastriot Braha, Afërdita Basha, Dhurata Lazaj, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj dhe Lek Tushaj dyshohet se i shkaktuan një dëm prej 20 milionë lekë të reja buxhetit të shtetit.
Shtatë punonjësit e ARRSH, akuzohen se miratuan lejen për hyrje-dalje të një karburanti në aksin rrugor të “Plepave” në Durrës, duke u bërë shkak për aksidente.
Në vazhdim të hetimeve policia ka bërë shpalljen në kërkim të biznesmenit Mustafa Koka, i cili ka përfituar 20 milionë lekë shpronësim për sipërfaqen e karburantit e cila prekej nga plani për zgjerimin e gjurmës së rrugës Durrës-Kavajë në Zonën e Plepave.



