
Tashmë ka filluar një garë kundër kohës dhe qeveria britanike po përshpejton përgatitjet për një Brexit pa marrëveshje.
Me pak më shumë se dy muaj të mbetur deri më 31 tetor, Londra po fillon të regjistrojë automatikisht firmat në Mbretërinë e Bashkuar në një sistem doganor. Ky veprim që do t’i lejojë kompanitë që të bëjnë tregti me vendet anëtare të BE-së pas Brexit-it.
Në dy javët e ardhshme, të gjitha firmat e regjistruara në TVSH në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat nuk janë regjistruar në sistemin doganor, duhet të marrin një numër të ri ID. Pa këtë numër, ato nuk do të lejohen të tregtojnë me vendet anëtare të BE-së, pasi Britania e Madhe të jetë larguar nga Bashkimi Evropian.
Rreth 240 000 biznese në Mbretërinë e Bashkuar tregtojnë me BE-në, por deri më tani, më pak se një e treta e tyre kanë marrë numër regjistrimi dhe identifikimi të operatorit ekonomik.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu njoftoi se do të ndajë rreth 10 milionë € për këshilla për t’u siguruar që të ketë staf të mjaftueshëm për çdo problem në porte. /Euronews/



