Prokuroria kërkon paraburgim ndaj katër serbëve të arrestuar në Gjakovë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj katër serbëve të arrestuar në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masë paraburgimi ndaj katër “pelegrinëve” serbë, që u arrestuan të dielën në Gjakovë.

Qeveria në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, ka njoftuar se njëri prej tyre ishte toger i policisë së Serbisë, ndërsa një tjetër kapiten i ushtrisë së këtij vendi. 

Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria ka njoftuar se personat e arrestuar dyshohen për "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".

"Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb, më 5 prill 2025, në rrugën 'Gasper Karaqi' në Gjakovë, në bashkëkryerje dhe duke vepruar në kundërshtim me ligjin për armët Nr. 05/L-022, nenin 2, pika 1.24, posedonin armë të ftohta, përfshirë një sopatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë", thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokuroria gjithashtu thekson se armët ishin mbajtur nga të arrestuarit gjatë një vizite të organizuar në disa manastire ortodokse në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, njoftoi se mes të arrestuarve janë katër oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe dhe se hetimet janë duke u zhvilluar për dyshime serioze mbi aktivitetin e tyre.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se ky grup kishte për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur prova që lidhen me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, është ndaluar në Gjakovë.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, autoritetet e sigurisë gjetën fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, imazhe të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative.

Të katër personat janë ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit të rastit.

Një grup i dytë prej 12 personash është ndaluar në Prizren, ku ata po qëndronin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Po ashtu, në këtë grup janë identifikuar dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy