Hong-Kong, protestuesit me shigjeta, kapsolla dhe bomba molotov kundër policisë (VIDEO)

Hong-Kong, protestuesit me shigjeta, kapsolla dhe bomba molotov kundër policisë (VIDEO)

Policia e Hong-Kong-ut, njoftoi se një oficer policie është qëlluar me shigjetë në këmbë gjatë përleshjeve me protestuesit jashtë universitetit. Ndërkohë, policia ka përdorur pompa uji kundër protestuesve dhe disa prej agjentëve të policisë kanë hedhur mbi ta edhe gaz lotsjellës, në përpjekje për ta shpërndarë protestën që po mbahej atje. Sipas Zyrës së Arsimit, shkollat në Hong-Kong do të mbyllen nesër për shkak të trazirave të vazhdueshme të protestave. Të gjitha institucionet arsimore: shkolla, çerdhe e deri shkollat e mesme do të pezullohen për arsye sigurie. Vendimi u mor disa ditë më parë pas kritikave të shumta që nuk ishte dhënë urdhër të mbyllej më herët. Shumë studentë i janë bashkuar protestës, në disa raste edhe nxënës në moshë mjaft të re, madje disa prej të tyre të moshës rreth 12 vjeç janë arrestuar gjithashtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy