Aksident në Memaliaj/ Përfundon në spital 37-vjeçarja, shoqërohet shoferi

Aksident në Memaliaj/ Përfundon në spital 37-vjeçarja, shoqërohet shoferi

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:15 në aksin Memaliaj-Krahës, ku një 31-vjeçar me inicialet A.H., duke drejtuar automjetin Toyota ka aksidentuar një këmbësore 37 vjeçe me inicialet E.K. Kjo e fundit u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.  Shoferi u shoqërua nga policia, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.  

Në njoftim thuhet:

Rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur "Krahës", shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj,  duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.  Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy