Shpërthimi i një fikseje zjarri në një market në Tiranë, ka përfunduar me një të plagosur.
Gjatë ditës së sotme në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një marketi, ka plasur një fikse zjarri.
Si pasojë është dëmtuar punonjësi i marketit shtetasi A. C., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e grupit hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.



