Dyshohet për Covid-19/ GJKKO pranon kërkesën e ish-nëndrejtorit të spitalit të Sarandës, i arrestuar për drogë

Dyshohet për Covid-19/ GJKKO pranon kërkesën e ish-nëndrejtorit të spitalit të Sarandës, i arrestuar për drogë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pranuar kërkesën e ish-nëndrejtorit të spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, i cili dyshon se është i infektuar me Covid-19.

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Insitutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Burgjeve për t’i bërë analizat përkatëse nëse ky person është i infektuar apo jo me COVID 19.

Sakaq, bëhet me dije se gjatë seancës së fundit gjyqësore, Llanaj ka shfaqur simptoma të koronavirusit si kollë.

Llanaj ka bërë kërkesë për ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Seanca gjyqësore u shty në datë 15 prill 2020, ora 09:00.

Kujtojmë që Florenc Llanaj, u arrestua para disa ditësh bashkë me 14 persona të tjerë, të cilët merreshin me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy