Ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqo në SPAK, Rusta zbardh detaje nga hetimet

Ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqo në SPAK, Rusta zbardh detaje nga hetimet

Ish-kryebashkiaku i PS në Fier Baftjar Zeqo është paraqitur dje në SPAK për të dhënë deklarime lidhur me hetimet për tenderat e ujësjellësit.

Gazetari Arsen Rusta për MCN Live bën me dije se SPAK po kryen verifikime pas rezulton që ka firma të z.Zeqo, për periudhën që është në hetimin e SPAK. 

Një ditë më parë ai ka kaluar dyert e SPAK duke dhënë deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, për postin publik që ai ka mbajtur si kryebashkiak, dhe ka dëshmuar për tenderat e Ujësjellësit. Gjithësesi z.Zeqo thotë se ato tendera nuk kryeheshin nga bashkia. Nga ana tjetër SPAK po kryen verifikime pasi rezulton që ka firma të z.Baftjar Zeqo për periudhën hetimore për të cilat dokumentet janë pjesë e hetimit nga SPAK, për abuzime me fondet publike në tenderimin e Ujësjellës-Kanalizimet, në bashkinë e drejtuar nga z.Zeqo. Sa i përket dëmit ekonomik është një shifër e pazbardhur. Bëhet fjalë për kohën kur z.Baftjar Zeqo ka drejtuar bashkinë e Fierit. Kujtojmë që edhe në komunikimet e Arben Ahmetajt me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, emri i Baftjar Zeqos dilte në ato komunikime si person që takonte biznesmenët”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy