Zjarri në spitalin e Tetovës/ Zaev komunikon sot vendimin për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë (VIDEO)

Zjarri në spitalin e Tetovës/ Zaev komunikon sot vendimin për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë (VIDEO)

Zjarri tragjik i 8 shtatorit në Qendrën Covid në Tetovë, që ia mori jetën 14 personave, ishte “ndër ngjarjet më të rënda që kam përjetuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili dje pasdite ofroi dorëheqjen e tij.

Filipçe, tha se dorëheqjen e ka dorëzuar edhe me shkrim deri te kryeministri dhe lideri i partisë, Zoran Zaev.

Ndërkohë sot kryeministri Zoran Zaev pritet të kumtojë vendimin për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkaq ministri Filipçe dje njoftoi se ka ofruar dorëheqje me shkrim deri e kryeministri, për shkak të tragjedisë në Tetovë ku 14 persona humbën jetën nga zjarri që përfshiu Qendrën Kovid në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit.

Krahas Filipçes, dorëheqje dhanë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

Para tre ditësh në Qendrën modulare të spitalit të Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me COVID-19, si shkak i shpërthimit të zjarrit në objekt.

Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë ndërsa hetimet e institucioneve janë duke vazhduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy