
Gjeneral Major, Arben Kingji, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tha sot në solemnitetin e hapjes së bazës së Kuçovës, se ajo do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë.
Sipas tij, kjo bazë është e domosdoshme më shumë se kurrë për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga lindja.
Inaugurimi i bazës së Kuçovës është ngjarje e shënuar për FA dhe për vetë anëtarët e Aleancës.
Sot ofrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën e mbrojtjes tonë. Në një epokë me sfida komplekse, nevoja për një infrastrukturë të mbrojtjes është bërë më e domosdoshme së kurrë, dhe kjo bazë do t’i përgjigjet kërcënimeve që vijnë nga kufijtë lindorë të aleancës.
Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja e këtij lloji, do të mbështesë në operacioneve në vendet e aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore.
Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare. Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi. Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.



