
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë persona të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Nga policia është kërkuar ndihma e qytetarëve për informacione rreth tyre, ndërsa ka publikuar edhe fotografitë e personave të kërkuar bashkë me emrat e tyre.
Personat e shpallur në kërkim janë:
AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960
DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967
JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961
PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969
RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974
RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.
Më 2 nëntor, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi me inicialet inicialet D.A, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në vitin 1999.
Sipas organit të aktakuzës, i njëjti me grupet e lartcekura ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë dhe në vrasje.
Të martën ndërkaq, një shtetas serb është arrestuar në Budapest të Hungarisë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.



