Arrestohet 37-vjeçari, tentoi shfrytëzimin për prostitucion të bashkëjetueses dhe vajzës së mitur

Arrestohet 37-vjeçari, tentoi shfrytëzimin për prostitucion të bashkëjetueses dhe vajzës së mitur

Një 37 vjeçar u arrestua nga policia pasi tentoi të shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur.

Shtetasi me iniciale T.P. u arrestua në fshatin Bardhaj, Shkodër ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, shtetasi Z.F., 41 vjeç.

“Shtetasi T. P., në bashkëpunim me shtetasin Z. F., 41 vjeç, nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani” – njofton policia.

Gjithashtu, shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.

Në banesën e shtetasit T. P., Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy