5 të vdekur dhe 35 raste të reja me koronavirus, shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni

5 të vdekur dhe 35 raste të reja me koronavirus, shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 35 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu janë regjistruar pesë viktima. Sipas ministrisë ka humbur jetën një pacient nga Shkupi (69 vjeç), i shtruar në spital më 15 maj.

Në SPQ “8 Shtatori” vdiq një pacient nga Struga (70 vjeç), i pranuar në spital më 17 maj, si dhe dy pacientë me moshë 70 dhe 47 vjeç nga Shkupi.

Në raportin e ISHP-së është evidentuar edhe një foshnje nga Shkupi, që me kërkesë të prindërve është transportuar me avion për në Zvicër, ku edhe vdiq.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1 120 teste, ndërsa janë raportuar 35 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 22 janë regjistruar në Shkup, katër në Kumanovë, një në Shtip, gjashtë në Tetovë, dhe nga një në Strugë dhe Gostivar.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Maqedonisë është sjell vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë të tjera. Këtë e bëri publike vetë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy