Shtyu 12 vjeçarin të tymosë kanabis, arrestohet 33 vjeçarja në Tiranë

Shtyu 12 vjeçarin të tymosë kanabis, arrestohet 33 vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 33-vjeçareje, pasi ka shtyrë një fëmijë të mitur që të konsumojë kanabis.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasja M. Ç., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka shtytur një 12-vjeçar, për të konsumuar lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas publikimit të rastit, ndaluan shtetasen M. Ç., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka shtytur një 12-vjeçar, për të konsumuar lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kjo shtetase është proceduar dhe gjatë operacionit policor të koduar “Tempulli 1”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ka qenë nëna e 12-vjeçarit që ka denoncuar në emisionin investigativ se djali i saj, ishte larguar nga shtëpia dhe se konsumonte lëndë narkotike, teksa u shpreh se ishte një grua që ia shiste kanabisin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy