Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes “Adrion”: Shqipëria e përkushtuar për të ofruar një mjedis të sigurt

Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes “Adrion”: Shqipëria e përkushtuar për të ofruar një mjedis të sigurt

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka marrë pjesë në ministerialin e Mbrojtjes, në kuadër të nismës “ADRION”, e cila u zhvillua në Venezia të Italisë dhe si mesazh kryesor, pati përkushtimin që vendi ka për të ofruar një mjedis të sigurt.

Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe siguria në hapësirat detare që bashkojnë vendet e nismës “ADRION”, angazhim prioritar i Shqipërisë. Së bashku me kolegët e Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë vlerësuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Forcave Detare të vendeve tona si mënyra më e mirë për përballimin e sfidave të sotme dhe të së ardhmes..

“ADRION” është një iniciativë, e cila ka si qëllim bashkëpunimin ndërmjet Forcave Detare të  Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë.

Mbi këtë premisë, ministrat e Mbrojtjes të të gjithë vendeve anëtare në këtë nismë, e vlerësuan atë, duke e cilësuar si një shembull të suksesshëm të bashkëounimit rajonal, bazuar në gjithëpërfshirje, vlera të përbashkëta si dhe orientimin e interesave të përbashkëta për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në zonën adriatiko-joniane.

Ministri shqiptar, gjatë fjalës së tij, bëri me dije se Shqipëria do të angazhohet fuqishëm për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor dhe hapësirat e përbashkëta detare.

Iniciativa ADRION është një nga mekanizmat që po kontribuon në këtë objektiv. Pellgu Adriatiko-Jon është një mjedis gjithnjë e më i aksesueshëm për të gjitha llojet e aktiviteteve malinje dhe është një nga pikat më të ndjeshme të tranzitit dhe infiltrimit në zemër të Evropës.

Ne të gjithë duhet të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv duke adresuar sfidat e sigurisë, si dhe çështjet e prosperitetit ekonomik dhe stabilitetit politik. Kjo mund të bëhet vetëm duke punuar së bashku.

Njëkohësisht, në Venecia, po në kuadër të nismës “ADRION”, po mbahet edhe “Simpoziumi Rajonal i Fuqive Detare”, në të cilin marrin pjesë  Komandantët e Forcave Detare të vendeve anëtare të kësaj iniciative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy