Trafikantët e klandestinëve dyshohet se u ndihmuan nga rojet bregdetare (VIDEO)

Trafikantët e klandestinëve dyshohet se u ndihmuan nga rojet bregdetare (VIDEO)

Të tjera detaje janë zbardhur nga gomonia e ndaluar me 50 emigrantë sirianë, të cilët u kapën mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e Vlorës, teksa rrezikonin të mbyteshin.

Sipas informacioneve të Policisë, lidhur me këtë ngjarje në polici janë shoqëruar tre persona, por jo trafikantët e klandestinëve. Ndërsa këta të fundit, burimet thanë se janë larguar pa mbërritur policia në vendin e ngjarjes.

Dyshimet janë që ata të jenë ndihmuar të largoheshin nga rojet bregdetare që patrollonin në zonë, ndërsa për këta të fundit ka nisur një hetim policor. Gjatë komunikimit mes policisë dhe rojës bregdetare, këta të fundit kanë komunikuar se kanë pasur nën kontroll trafikantët, por më pas ka rezultuar se trafikantët janë arratisur.

Gomonia është dëmtuar totalisht, ndërsa dyshohet se ajo është nisur nga Kavaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy