Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Rubik

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Rubik

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Rubik, me pasojë vdekjen e një këmbësori. Policia bën të ditur se një 63-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij tip “benz”, ka përplasur një këmbësor, 43 vjeç.

Ky i fundit, si pasojë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Efektivët e policisë kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe po vijojnë me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll., 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy