Sulmet kibernetike, nën hetim edhe shqiptarë. Karamuço: Po përdorin dokumentet që publikojnë iranianët për interesa të tyre

Sulmet kibernetike, nën hetim edhe shqiptarë. Karamuço: Po përdorin dokumentet që publikojnë iranianët për interesa të tyre

Në një kohë kur qeveria thotë se nuk është prekur asnjë infrastrukturë kritike, hakerat iranianë vazhdojnë të publikojnë dokumente të institucioneve shqiptare thuajse çdo javë. Për profesorin e kriminologjisë, Ervin Karamuço, nga kjo situatë janë duke përfituar edhe shqiptarë, të cilët kanë hapur një kanal tjetër në rrjetin social Telegram. Sipas tij, policia shqiptare është duke hetuar disa shtetas shqiptarë, të cilët janë duke përdorur për interesa personale dokumetet që publikojnë hakerat iranianë.

Janë dy grupe që kanë një përplasje prej kohësh, ku njëri grup akuzon tjetrin që ju jeni fake dhe ne jemi të vërtetë. Po ashtu, ka dy konotacione të ndryshme se si ata e përcjellin informacionin e hakeruar. Dikush e ka për qëllime ndërkombëtare të lidhura me MEK-un, dikush tjetër për qëllime të brendshme politike duke sulmuar poltikanë konkretë, madje edhe diplomatë të huaj siç ishte rasti i ambasadores amerikane, ndërsa grupi tjetër tha që nuk kemi punë me ambasadoren amerikane. Për këtë arsye po zhvillohen hetime nga Policia Shqiptare, pasi disa prej këtyre hakerave fake janë shqiptarë dhe veprojnë në Shqipëri”, tha Karamuço.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy