Një i ri në Roskovec i cili siguronte lëndë narkotike kanabis sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen e saj është vënë në prangat e policisë.
Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar, për një person të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, efektivët e policisë finalizuan operacionin e koduar “Casus”, gjatë të cilit u arrestua Jashar Çepele, 31 vjeç, banues në Roskovec.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale në 3.6 kg lëndë narkotike kanabis, një pjesë, e ndarë në doza, një peshore elektronike, një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe dy celularë.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Fier për ndjekje të mëtejshme.



