Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur pak minuta me pare ne lagjen Kiras të Shkodrës në automjetin e ekspertit të Policisë së Kriminalistikës, Ardian Baçina.
Nga shpërthimi janë dëmtuar automjeti dhe dera e banesës.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën e tij.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në lagjen “Guerrile”, automjeti i shtetasit A. B., punonjës policie, i parkuar në rrugë, para banesës, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.



