Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, shoferi ndëshkohet me 8 mijë lekë gjobë (VIDEO)

Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, shoferi ndëshkohet me 8 mijë lekë gjobë (VIDEO)

Policia Rrugore e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë një drejtues mjeti, i cili është konstatuar në rrugë duke bërë manovra të rrezikshme. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, ku automjeti tip “Opel” kryente parakalime të gabuara duke vënë në rrezik edhe jetën e drejtuesve të tjerë.

Shërbimet e Policisë Rrugore Durrës, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip "Opel" që kryente parakalime të gabuara në aksin rrugor Fushë Krujë –Thumanë, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 8000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin M. A”, njoftoi policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy